Ti u zotove të lexoje Fjalën e Perëndisë për 30 ditë … dhe nuk e bëre vetëm.
Ti iu bashkove mbi 3,000,000 njerëzve që u angazhuan me Biblën këtë nëntor.
Një prej atyre njerëzve të cilëve iu bashkove ishte Pamela.
Gjatë rritjes, Pamela pati shumë dhimbje, plagë dhe pyetje rreth asaj se kush ishte. Pikërisht atëherë ajo iu drejtua Biblës dhe gjeti një Plan mbi identitetin.
“Fjala e Perëndisë më tregoi se identiteti im më ishte dhënë tashmë nga Jezusi. Thjesht nuk e kisha zbuluar ende. Kjo e vërtetë ndryshoi gjithçka.”
Pamela, MEKSIKË
Muaji Global i Biblës mund të jetë duke marrë fund, por Fjala e Perëndisë nuk është vetëm për një stinë. Ajo është menduar të jetë pjesë e jetës sate të përditshme, teksa i lejon të Vërtetës të të transformojë, ashtu siç ndryshoi jetën e Pamelës.
Prandaj vazhdo! Vazhdo të lidhesh me Perëndinë përmes Fjalës së Tij dhe shih çfarë do të bëjë Ai më pas…
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në:

