Tani fëmijët tuaj mund të përjetojnë Aplikacionin Bibla për Fëmijë në shqip!

Aplikacioni Bibla për fëmijë

Sot, së bashku me partnerin tonë OneHope, ne kemi kënaqësinë të lajmërojmë nisjen e Aplikacionit Bibla për fëmijë në shqip. Tani, më shumë fëmijë se kurrë kanë mundësinë të shijojnë një përvojë me Biblën më vete.

Kalimi nga një gjuhë në tjetrën është i lehtë dhe gjendet në Parametrat e aplikacionit:

  1. Sigurohuni të keni përditësuar aplikacionin tuaj me daljen më të fundit.
  2. Hapeni aplikacionin dhe shtypni ikonën (Ikona e marshit) e marshit për të hapur Parametrat.
  3. Shtypni Gjuha dhe përzgjidhni atë që dëshironi.

Tani audio do të jetë në atë gjuhë dhe çdo tekst do të shfaqet po në atë gjuhë!

Ju lutemi, na ndihmoni të festojmë për këtë lajm fantastik!

FacebookShpërndaje në Facebook

TwitterShpërndaje në Twitter

E-postëShpërndaje përmes e-postës


Aplikacioni Bibla për fëmijë Jezusi

Në lidhje me Aplikacionin Bibla për fëmijë

Zhvilluar në partneritet me OneHope, Aplikacioni Bibla për fëmijë është nga YouVersion, krijuesit e Aplikacionit të Biblës. Skicuar për t’u dhënë fëmijëve një përvojë të vetën plot kënaqësi me Biblën, Aplikacioni Bibla për fëmijë është instaluar tashmë në më se 109 një milion pajisje Apple, Android dhe Kindle, dhe është gjithmonë plotësisht falas. Fëmijë nga e gjithë bota po shijojnë tani Aplikacionin Bibla për fëmijë, në 68 gjuhë, përfshirë tani edhe shqipen!

App Store Google Play Amazon

Zoti është bariu im

Zoti është bariu im

1  
ZOTI është bariu im, asgjë s’më mungon.

2  
Në kullota të gjelbra më shtrin, drejt ujërave të qeta më prin

3  
shpirtin ma përtërin. Më udhëheq shtigjeve të drejta, në saje të emrit të tij.

4  
Edhe në ecsha nëpër luginën e territ, s’tutem nga e keqja, se ti je me mua. Shkopi yt e kërraba jote, ato më ngushëllojnë.

5  
Para ma shtron tryezën, kundruall armiqve të mi; kokën ma lyen me vaj, kupa ime gufon.

6  
Po, mirësia e çiltërsia do të më ndjekin të gjitha ditët e jetës sime. E unë do të banoj përgjithmonë në shtëpinë e ZOTIT.

Psalm 23 in Albanian

Psalm 23 in English

Unë jam drita e botës

Unë jam drita e botës

Atëherë Jezui foli përsëri me ta e u tha: «Unë jam drita e botës. Kush vjen pas meje nuk do të ecë kurrë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës».

Gjoni 8:12

Ti e madhështove atë komb, gëzimin ia shtove, gëzojnë para teje, siç gëzojnë gjatë korrjes, siç gëzojnë kur ndajnë prenë.

Isaia 9:2

ZOTI është drita dhe shpëtimi im, kë do të kem frikë? ZOTI është streha e jetës sime, nga kush do të trembem?

Psalmet 27:1

Sepse Perëndia ka thënë: «Le të ndriçojë drita në errësirë!». Ai i ka ndriçuar zemrat tona për të na dhënë dritë, që të njohim lavdinë e Perëndisë në fytyrën e Jezu Krishtit.

2 Korintasve 4:6

Nëse Krishti është në ju, trupi juaj do të vdesë për shkak të mëkatit, por Shpirti ju jep jetë, për shkak se Perëndia ju ka bërë të drejtë. Nëse Shpirti i atij që e ngjalli Jezuin prej të vdekurve banon në ju, atëherë Perëndia që e ngjalli Krishtin prej të vdekurve, do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë përmes Shpirtit të tij që banon në ju.

Romakëve 8:10-11

Dikur ishit në errësirë, ndërsa tani që besoni në Zotin jeni në dritë. Jetoni, pra, si bij të dritës

Efesianëve 5:8

Por po të jetojmë në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi me njëri-tjetrin dhe gjaku i Jezuit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat. Po të themi se nuk kemi mëkat, mashtrojmë veten dhe e vërteta nuk është në ne. Po të rrëfejmë mëkatet tona, Perëndia që është besnik dhe i drejtë do të na i falë mëkatet e do të na pastrojë nga çdo padrejtësi.

1 Gjonit 1:7-9

Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur mbi një mal. Askush nuk e ndez kandilin për ta vënë nën magje, por e vë në mbajtësen e vet, që të ndriçojë të gjithë ata që janë në shtëpi. Kështu duhet të shndrisë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe të përlëvdojnë Atin tuaj që është në qiej».

Mateu 5:14-16

Drita ndriçon në errësirë dhe errësira nuk e mundi dot.

Gjoni 1:5

Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë

Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë

4  
Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë, nuk ka smirë, nuk krekoset, nuk mburret

5  
nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfitim, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën

6  
nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën.

7  
Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka.

8  
Dashuria nuk shteron kurrë, ndërsa profecitë do të reshtin, gjuhët do të pushojnë dhe dijet do të marrin fund.

9  
Në të vërtetë, ne kemi dije deri diku dhe profetizojmë deri diku.

10  
Por kur të vijë përsosmëria, ajo që është e paplotë do të marrë fund.

11  
Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë dhe arsyetoja si fëmijë; por kur u bëra burrë, i hodha tej gjërat fëmijërore.

12  
Tani shohim në mënyrë të errët, si në pasqyrë, por një ditë do të shohim ballë për ballë. Tani njoh deri diku, por një ditë do të njoh plotësisht, ashtu siç më njeh Perëndia.

13  
Tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja ndër to është dashuria.

1 Corinthians 13 in Albanian

1 Corinthians 13 in English

Kush banon nën strehën e të Tejlartit

Kush banon nën strehën e të Tejlartit

1  
Kush banon nën strehën e të Tejlartit, qëndron nën hijen e të gjithëpushtetshmit.

2  
Do t’i them ZOTIT: «Ti je streha ime e fortesa ime, je Perëndia im, te ti kam besim».

3  
Ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit dhe nga plaga vdekjeprurëse.

4  
Me pendët e tij do të të mbulojë, nën krahët e tij strehë do të gjesh, shqyt e mburojë është besnikëria e tij.

5  
Nuk do ta kesh frikë tmerrin e natës e as shigjetën që vringëllon ditën

6  
as murtajën që endet nëpër terr e as shfarosjen që shkreton në zheg.

7  
Le të bien mijëra përreth teje, apo dhjetëra mijëra në të djathtën tënde, ty nuk do të të prekë asgjë.

8  
Vetëm hap sytë e shih ndëshkimin e të paudhëve.

9  
ZOTI është streha jote, i Tejlarti banesa jote

10  
nuk të prek asnjë e keqe dhe tendës sate sëmundje nuk do t’i afrohet.

11  
Ai do të urdhërojë engjëjt e tij të të ruajnë përgjatë të gjitha udhëve.

12  
Në duart e tyre do të të mbajnë, që këmba jote të mos ndeshë në gur.

13  
Mbi këlyshë luanësh e mbi nepërka do të shkelësh, do të shtypësh luanë e gjarpërinj.

14  
«Do ta çliroj, sepse më deshi, do ta mbroj, se njohu emrin tim.

15  
Do të më thërrasë e unë do t’i përgjigjem, në vështirësi me të do të jem, do ta shpëtoj e nder do t’i jap.

16  
Do ta kënaq me jetë të gjatë dhe shpëtimin tim do t’i dëftej».

Psalm 91 in Albanian

Psalm 91 in English