Paralajmërim për përmbajtjen: historia e mëposhtme përmban tema të vetëlëndimit dhe depresionit, të cilat mund të provokojnë trauma për disa lexues.

Kur Alisa ishte gjashtëmbëdhjetë vjeçe, ndihej e bllokuar nga dhimbja dhe humbja, e mbingarkuar nga depresioni dhe izolimi.
Me një ndjenjë pashprese që po rritej, një natë ajo vendosi t’i jepte fund jetës së saj. Dhe pikërisht atëherë ndodhi e pashpjegueshmja.
Mbi parvazin e apartamentit të saj në katin e lartë, një erë e papritur bëri që ajo të binte prapa, brenda dhomës së saj, në vend që të binte përpara.
Ndërsa ishte shtrirë në dysheme, e tronditur dhe duke qarë, Alisa mori një mesazh nga fqinja e saj që e ftonte në kishë. Ajo pranoi të shkonte dhe aty ajo zbuloi për herë të parë Aplikacionin e Biblës.

Ajo filloi një Plan Biblik dhe përmes tij përjetoi shpresë dhe ia dha jetën e saj Jezusit.
Sot, Alice krijon dhe publikon Plane Biblike si Partnere e YouVersion përmes të njëjtit aplikacion që e bëri të njohë Jezusin. Ajo nuk është thjesht e mbushur me shpresë — ajo po e përhap atë.
A njihni dikë në jetën tuaj që ka dëshpërimisht nevojë për Perëndinë? Prezantojini me Aplikacionin e Biblës dhe kërkojini Atij t’i mbushë me shpresë.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në:
