Zoti është bariu im

Zoti është bariu im

1  
ZOTI është bariu im, asgjë s’më mungon.

2  
Në kullota të gjelbra më shtrin, drejt ujërave të qeta më prin

3  
shpirtin ma përtërin. Më udhëheq shtigjeve të drejta, në saje të emrit të tij.

4  
Edhe në ecsha nëpër luginën e territ, s’tutem nga e keqja, se ti je me mua. Shkopi yt e kërraba jote, ato më ngushëllojnë.

5  
Para ma shtron tryezën, kundruall armiqve të mi; kokën ma lyen me vaj, kupa ime gufon.

6  
Po, mirësia e çiltërsia do të më ndjekin të gjitha ditët e jetës sime. E unë do të banoj përgjithmonë në shtëpinë e ZOTIT.

Psalm 23 in Albanian

Psalm 23 in English

Ne e dimë se Perëndia bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan atë dhe që janë thirrur sipas qëllimit të tij.

Ne e dimë se Perëndia bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan atë dhe që janë thirrur sipas qëllimit të tij.

28  
Ne e dimë se Perëndia bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan atë dhe që janë thirrur sipas qëllimit të tij.

29  
Sepse Perëndia i njihte ata që më përpara dhe i paracaktoi për t’u bërë të ngjashëm me shëmbëllimin e Birit të tij, në mënyrë që Biri të jetë i parëlinduri mes shumë vëllezërve.

30  
Ata që i paracaktoi, edhe i thirri; ata që i thirri, edhe i bëri të drejtë; ata që i bëri të drejtë, edhe i përlëvdoi.

31  
Ç’të themi, pra, për këto gjëra? Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh? Ai që vërtet nuk e kurseu Birin e vet

32  
por e dha për ne të gjithë, a nuk do të na dhurojë bashkë me të edhe çdo gjë tjetër?

33  
Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Askush, sepse Perëndia është ai që i bën të drejtë.

34  
Kush është ai që do t’i dënojë? Askush, sepse Krishti Jezu është ai që vdiq, e për më tepër është ai që u ngjall. Është ai që rri në të djathtë të Perëndisë e ndërmjetëson për ne.

35  
Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Mos vallë pikëllimi a hidhërimi, përndjekja a uria, të zhveshurit a rreziku apo shpata?

36  
Sikurse është shkruar: për ty po na vrasin tërë ditën e na trajtojnë si dele për t’u therur.

37  
Por në të gjitha këto gjëra ne dalim më shumë se fitimtarë me anë të atij që na deshi.

38  
Unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as sundimtarët, as gjërat e tashme, as ato që po vijnë, as pushtetet

39  
as forcat qiellore, as forcat e botës së nëndheshme, as ndonjë krijesë tjetër nuk do të mund të na ndajnë nga dashuria e Perëndisë që u tregua në Krishtin Jezu, Zotit tonë.

Romans 8 in Albanian

Romans 8 in English

Unë jam drita e botës

Unë jam drita e botës

Atëherë Jezui foli përsëri me ta e u tha: «Unë jam drita e botës. Kush vjen pas meje nuk do të ecë kurrë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës».

Gjoni 8:12

Ti e madhështove atë komb, gëzimin ia shtove, gëzojnë para teje, siç gëzojnë gjatë korrjes, siç gëzojnë kur ndajnë prenë.

Isaia 9:2

ZOTI është drita dhe shpëtimi im, kë do të kem frikë? ZOTI është streha e jetës sime, nga kush do të trembem?

Psalmet 27:1

Sepse Perëndia ka thënë: «Le të ndriçojë drita në errësirë!». Ai i ka ndriçuar zemrat tona për të na dhënë dritë, që të njohim lavdinë e Perëndisë në fytyrën e Jezu Krishtit.

2 Korintasve 4:6

Nëse Krishti është në ju, trupi juaj do të vdesë për shkak të mëkatit, por Shpirti ju jep jetë, për shkak se Perëndia ju ka bërë të drejtë. Nëse Shpirti i atij që e ngjalli Jezuin prej të vdekurve banon në ju, atëherë Perëndia që e ngjalli Krishtin prej të vdekurve, do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë përmes Shpirtit të tij që banon në ju.

Romakëve 8:10-11

Dikur ishit në errësirë, ndërsa tani që besoni në Zotin jeni në dritë. Jetoni, pra, si bij të dritës

Efesianëve 5:8

Por po të jetojmë në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi me njëri-tjetrin dhe gjaku i Jezuit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat. Po të themi se nuk kemi mëkat, mashtrojmë veten dhe e vërteta nuk është në ne. Po të rrëfejmë mëkatet tona, Perëndia që është besnik dhe i drejtë do të na i falë mëkatet e do të na pastrojë nga çdo padrejtësi.

1 Gjonit 1:7-9

Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur mbi një mal. Askush nuk e ndez kandilin për ta vënë nën magje, por e vë në mbajtësen e vet, që të ndriçojë të gjithë ata që janë në shtëpi. Kështu duhet të shndrisë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe të përlëvdojnë Atin tuaj që është në qiej».

Mateu 5:14-16

Drita ndriçon në errësirë dhe errësira nuk e mundi dot.

Gjoni 1:5

Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë

Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë

4  
Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë, nuk ka smirë, nuk krekoset, nuk mburret

5  
nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfitim, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën

6  
nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën.

7  
Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka.

8  
Dashuria nuk shteron kurrë, ndërsa profecitë do të reshtin, gjuhët do të pushojnë dhe dijet do të marrin fund.

9  
Në të vërtetë, ne kemi dije deri diku dhe profetizojmë deri diku.

10  
Por kur të vijë përsosmëria, ajo që është e paplotë do të marrë fund.

11  
Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë dhe arsyetoja si fëmijë; por kur u bëra burrë, i hodha tej gjërat fëmijërore.

12  
Tani shohim në mënyrë të errët, si në pasqyrë, por një ditë do të shohim ballë për ballë. Tani njoh deri diku, por një ditë do të njoh plotësisht, ashtu siç më njeh Perëndia.

13  
Tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja ndër to është dashuria.

1 Corinthians 13 in Albanian

1 Corinthians 13 in English