4
Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë, nuk ka smirë, nuk krekoset, nuk mburret
5
nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfitim, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën
6
nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën.
7
Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka.
8
Dashuria nuk shteron kurrë, ndërsa profecitë do të reshtin, gjuhët do të pushojnë dhe dijet do të marrin fund.
9
Në të vërtetë, ne kemi dije deri diku dhe profetizojmë deri diku.
10
Por kur të vijë përsosmëria, ajo që është e paplotë do të marrë fund.
11
Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë dhe arsyetoja si fëmijë; por kur u bëra burrë, i hodha tej gjërat fëmijërore.
12
Tani shohim në mënyrë të errët, si në pasqyrë, por një ditë do të shohim ballë për ballë. Tani njoh deri diku, por një ditë do të njoh plotësisht, ashtu siç më njeh Perëndia.
13
Tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja ndër to është dashuria.